Pas një karriere 19-vjeçare si futbollist, Cesc Fabregas ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë. Lamtumirën nga futbolli njëherë e përgjithmonë e ka bërë të ditur vetë ish-kampioni i Botës me Spanjën.
“Me pikëllim të madh ka ardhur koha që të var këpucët në gozhdë”, shkruan mesfushori 36-vjeçar në profilin e tij në Instagram. Menjëherë pasi ka vendosur të mos luajë më futboll, Fabregas do të jetë trajner i ekipit të dytë të Comos.
Në karrierën e tij, mesfushori spanjoll mbajti veshur fanellat e ekipeve të njohura si Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe Monaco. Fabregas arriti të fitojë në të gjithë karrierën e tij plot 17 tituj. /oversport.tv