Zyrtare/ Chelsea i pandalshëm në merkato, londinezët blejnë talentin brazilian

Chelsea nuk di të ndalet në merkaton e janarit. Pas Benoit Badiashile, “Blutë e Londrës” kanë afruar nga ekipi i Vasco da Gama talentin brazilian Andrey Santos.

Në pritje të komunikatës nga klubi i Chelsea, lajmin e ka zyrtarizuar vetë Vasco da Gama me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të shkruhet se është arritur marrëveshja me klubin londinez që mesfushori 18-vjeçar të përfaqësojë “Blutë e Londrës”.

Sa i përket shumë së transferimit, Chelsea do të paguajë rreth 12 milionë euro për kartonin e lojtarit. Një tjetër transferim nga Chelsea në këtë merkato dimërore me drejtuesit që kërkojnë të forcojnë ekipin pas një sezoni jo shumë të mirë që janë duke kaluar. /oversport.tv

Foto: Vasco da Gama, Facebook