Zyrtare: Christophe Galtier është trajneri i ri i PSG, kontratë 2-vjeçare

Pas largimit zyrtar të Mauricio Pochettinos nga PSG tashmë vjen edhe njoftimi për trajnerin e ri. Christophe Galtier është zyrtarisht trajneri i ri i gjingatëve të PSG.

Tekniku francez ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin nga Parisi për të paktën 2 sezone. Kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit 2024.

Kështu, pas 18 muajsh Mauricio Pochettino nuk do të jetë më një trajner i PSG. Mungesa e Champions League solli edhe vendimin për të shkarkuar trajnerin, ndërsa i njëjti objektiv qëndron për teknikun e ri Galtier. /oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain, Twitter