Zyrtare: Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1 deri në vitin 2035

Çmimi i Madh i Australisë në Formula 1 do të qëndrojë në Melburn të paktën deri në vitin 2035. FIA ka rinovuar marrëveshjen me përgjegjësit e pistës australiane për 10 vite të tjera, ndërsa kontrata aktuale përfundonte në vitin 2025.

Madje kësaj piste do t’i shtohen edhe garat e Formula 2 dhe Formula tre për herë të parë në vitin 2023. “Albert Park” ka pritur Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1 që prej vitit 1996.

Gjatë dy viteve të fundit, në pistën e “Albert Park” janë bërë investime të konsiderueshme për të rregull cilësinë e saj. Ndërkohë që pilotët do të garojnë në këtë pistë të paktën deri në vitin 2035. /oversport.tv

Foto: www.formula1.com