Zyrtare, Dal Pino jep dorëheqjen: Krenar që kam punuar për Serie A

“Të nderuar presidentë, të dashur delegatë, të dashur anëtarë të Bordit të Audituesve dhe të Trupit Mbikëqyrës, në janar e zhvendosa qendrën e jetës sime profesionale dhe familjare në Kaliforni. Prandaj është e pamundur të vazhdoj në rolin tim si President i Serie A”. .

Ky është fillimi i letrës dërguar klubeve me të cilën presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka njoftuar dorëheqjen. I emëruar më 8 janar 2020, ai përfundon përvojën e tij dyvjeçare në krye të shoqatës në një aventurë të mbizotëruar nga pandemia.

“Që në fillim të mandatit tim, jam përpjekur të trajtoj çështjet kritike të qeverisjes dhe inovacionit të Serie A, duke ndjekur krijimin e një kompanie mediatike dhe hyrjen në kapitalin e fondeve të kapitalit privat. Rruga e drejtë e projektit u vërtetua më pas nga të tjerët, me LaLigan që ndoqi të njëjtin model.

Edhe Ligat europiane po ndjekin të njëjtin vizion strategjik.  U përpoqa të propozoja ide dhe risi në një kontekst rezistent ndaj ndryshimit. Jam krenar që kam punuar për Serie A”ishin disa nga fjalët e Dal Pino në letrën e tij.

Kështu është zyrtarizuar gjithçka pasi më parë mediat italiane treguan se sot presidenti i Lega Serie A do të paraqiste dorëheqjen. /oversport.tv