Cremonese njofton se i ka besuar detyrën e trajnerit të ekipit të parë Davide Ballardinit. Tekniku ka firmosur një kontratë, që do të lidhë me klubin që aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Serie A, deri në 30 qershor të vitit 2024.
Bashkë me Ballardinin në Kremona do të vijë edhe stafi i tij: Carlo Regno (zëvendës trajner), Francesco Bertini (përgatitës atletik), Roberto Beni (bashkëpuntor teknik), Nicola Tarroni (bashkëpuntor teknik), Andrea Sardini (trajner i portierëve).
Ballardini zë vendin e të shkarkuarit Alvini. Tekniku i ri ka shumë eksperiencë pasi më parë ka drejtuar Cagliari (3 herë në karrierë), Palermo, Lazio (ka fituar Superkupën e Italisë në vitin 2009), Palermo, Bologna dhe Genoa. / Oversport.tv
Foto: U.S. Cremonese Twitter
Benvenuto Mister #Ballardini ✍🏻🔘🔴
#SolAmAi #ForzaGrigiorossi #DaiCremo #SerieATIM 🔘🔴 pic.twitter.com/t8YMtQFwx6
— U.S. Cremonese (@USCremonese) January 15, 2023