Zyrtare: Dean Smith firmos për dy vite, Norwich bëhet me trajner të ri

Dean Smith do të jetë trajneri i ri i Norwich, skuadër ku luan edhe shqiptari Milot Rashica. Ai ka nënshkruar për dy vite me “Kanarinat”, duke qëndruar vetëm disa ditë i papunë pas shkarkimit nga Aston Villa.

Norwich tentoi të merrte fillimisht Frank Lampard për pankinën, por legjenda e Chelsea nuk e pranoi propozimin. Kështu Dean Smith ishte më pas alternativa kryesore dhe tashmë ka ardhur edhe konkretizimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimi.

Në të shkuarën Smith ka drejtuar skuadra si WBA, Hull City, Leicester, Everton dhe Watford. Smith ka dhënë edhe fjalët e para pas emërimit si trajner i Norwich:

“Jam i kënaqur që kthehem të punoj, me Norwich në Premier League. Këtu është bërë një punë e mrekullueshme në 5 vitet e fundit. Tani duhet ta përmirësojmë punën e bërë, më synimin që të qëndrojmë në elitë”.

“Norwich është një klub i madh, me shumë tifozë që e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e këtij klubi dhe komuniteti.

Jam rritur në një epokë kur Norwich garonte në Europë dhe i mbaj mend mirë ato momente dhe çfarë uniteti kishte mes lojtarëve, tifozëve dhe stafit. Së bashku duhet ta bëjmë ‘Carrow Road’ në vend të vështirë për kundërshtarët tanë”. / oversport.tv