Zyrtare dhe e çuditshme: Southampton blen portier për… 1 muaj

Një marrëveshje vërtet e çuditshme ka ndodhur nga Southampton pasi ka zyrtarizuar sot blerjen e ish-portierit të Chelsea dhe Manchester City, Willy Caballero. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare.

Ajo që e bën të çuditshme këtë kontratë është se marrëveshja do të zgjasë deri në 5 janar. Pra një kontratë vetëm për 1 muaj. Kjo vjen si pasojë se të dy portierët e Southampton, Alex Mçarthy dhe Fraser Forster janë të dy të dëmtuar.

40-vjeçari kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe do të jetë gati për debutim të shtunën në sfidën ndaj Arsenalit. Ai u largua në verë nga Chelsea pas katër vitesh në Stamford Bridge. Ndërkohë, që kur u bë një lojtar i lirë ai është trajnuar me Wimbledon për të ruajtur formën e tij fizike. /oversport.tv