Një tjetër goditje vjen nga Dinamo në këtë merkato dimri. Klubi kryeqytetas ka afruar talentin 18-vjeçar Alen Ndreu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dinamo me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se Ndreu do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim pas eksperiencave në Itali.
Ndreu luan si sulmues dhe së fundmi është aktivizuar me skuadrën e Montebelluna në Serie D. Më parë talenti shqiptar ishte pjesë e akademive të Venezias dhe Pordenones. /oversport.tv
NJOFTIMI ZYRTAR I DINAMOS
“FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 18-vjeçar për të qenë pjesë e skuadrës në vazhdim. Ndreu vjen pas eksperiencës në Itali, ku më herët ishte pjesë e akademive të Venezias, Pordenone dhe sëfundmi në skuadrën Montebelluna në Serie D.”