Zyrtare/ Dinamo blindon prapavijën, prezanton dy afrime

Dinamo ka nisur nga puna për sezonin e ri që do të jetë pjesë e “Abissnet Superiore”. Klubi dinamovit ka zyrtarizuar dy afrimet e reja në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësit Rustem Hoxha që vjen nga Ballkani dhe Albion Marku i cili ishte i huazuar te Teuta.

“Rustem Hoxha vishet Blu.

FC Dinamo zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Rustem Hoxha.

Mbrojtësi durrsak rikthehet në Superiore pas 2 sezoneve shumë të suksesshme me ekipin e Ballkanit në Kosovë.

Hoxha është një prodhim i Teutës ndërsa më herët ka luajtur edhe me Kukësin e Luftëtarin.”

“Albion Marku është zyrtarisht “Dinamovit”!

FC Dinamo njofton se ditën e sotme në praninë e presidentit Bardhi, mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve të vendit për sezonin e ri.

Marku më herët ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar nga Dinamo tek skuadra e Teutës së Durrësit.

Mirësevjen Albion.”