Pritej prej kohësh, por zyrtarizimi vjen ditën e sotme. Lorran Quintanilha është afrimi i radhës për skuadrën e Dinamos.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të i urohet mirëseardhja mesfushorit brazilian i cili sezonin e fundit shkëlqeu me fanellën e Bylisit.
“Lorran Quintanilha vishet Blu!
Mesfushori brazilian e ka zhvilluar karrierën e tij në vendlindje ndërsa prej sezonit 2020/21 ishte pjesë e ekipit të Bylis.
Klubi blu i uron suksese me eksperiencën e tij të re si pjesë e 18 herë kampionëve të vendit”, shkruhej në postimin e publikuar nga Dinamo. /oversport.tv