Zyrtare/ Ditë prezantimesh te Flamurtari, vlonjatët afrojnë një tjetër mbrojtës

Ka qenë një ditë e ngarkuar sa i përket zyrtarizimeve në shtëpinë e Flamurtarit. Pas Eni Imamit dhe Mrdjas, klubi vlonjat ka prezantuar një tjetër afrim në këtë merkato verore.

Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin Fabio Hasa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të prezantohet mbrojtësi që vitet e fundit ka qenë pjesë e Burrelit.

Më parë Hasa ka qenë edhe pjesë e Dinamos dhe Teutës, si dhe Tërbunit e Turbinës. Hasa është kështu afrimi i radhës që do të vihet në dispozicion të Emiljano Çelës, i cili kërkon me çdo kusht ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. /oversport.tv