Zyrtare/ Ditë rinovimesh në shtëpinë e Interit, një tjetër titullar firmos deri në vitin 2027

Është ditë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Pas Alessandro Bastonit një tjetër titullar i padiskutuar rinovon kontratën me klubin zikaltër. Këtë hërë bëhet fjalë për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se mesfushori 29-vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në Milano të paktën deri në vitin 2027.

Pas rinovimit ka folur edhe vetë Calhanoglu i cili u shfaq para kamerave shumë i lumtur për kontratën e tij të re. Që prej transferimit të tij si lojtarë i lirë në verën e vitit 2021 ku mbylli aventurën me Milanin, Calhanoglu është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Simone Inzaghin. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter