Zyrtare: Douglas Costa transferohet në MLS tek Los Angeles Galaxy

Tashmë është zyrtare: Douglas Costa do të luajë në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare, Los Angeles Galaxy kanë prezantuar blerjen më të re.

Braziliani, që ka luajtur pjesën e parë të sezonit në Brazil me Gremion, klub ku ka filluar karrierën si profesionist, ka firmosur për një vit e gjysmë më skuadrën amerikane.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Bayernit të Mynihut do të transferohet në Amerikë në formë huazimi për 6 muaj nga Gremio dhe më pas do të firmosë një kontratë që e lidh me LA Galaxy deri në fund të vitit 2023. / Oversport.tv