Zyrtare: Dy lojtarët e ardhur në janar largohen nga Bayerni i Mynihut

Bayerni i Mynihut falenderon dhe përshëndetet me Joao Cancelo dhe Daley Blind.

Anësori portugez rikthehet te Manchester City pasi klubi bavarez ka vendosur që të mos aktivizojë të drejtën e blerjes.

Ndërsa mbrojtësi holandez, që zbarkoi në Bavari gjithashtu në janar, kishte firmosur një kontratë 6-mujore e cila nuk u rinovua. / Oversport.tv