Zyrtare/ Egnatia bën goditje në sulm, afron ish-sulmuesin e Levantes

Vjen goditja e parë e Egnatias në merkato. Klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit ganez Raphael Dwamena. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Në të thuhet se 27-vjeçari ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Egnatian deri në përfundim të sezonit futbollistik 2023-2024. Dwamena ka një karrierë të pasur, ku më parë është aktivizuar me ekipe me emër në Spanjë, si Levante, Real Zaragoza, apo edhe Zurich në Zvicër.

Postimi i klubit

“RAPHAEL DWAMENA LOJTARI I RI E KF EGNATIA.

Pasi ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore, lojtari bashkë me Presidentin kanë firmosur kontratat dhe Raphael do jetë pjesë e jona deri në përfundimit të sezonit futbollistik 2023-2024.” /oversport.tv