Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Egnatias. Mesfushori rikthehet në Superiore pas eksperiencës në Azerbajxhan, ku u shpall kampion. Ai ka rënë dakord me rrogozhinasit dhe ka nënshkruar.
“Bruno Telushi i bashkohet Egnatias. Egnatia ka arritur të firmosi me ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare, Bruno Telushi, i cili vjen pas një eksperience në kampionatin azerbajxhanas, ku ishte pjesë e Nefchi Baku.
Telushi e njeh mjaftë mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin. Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe kampionatit shqiptar dy sezone më parë. I urojmë mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias”, njofton Egnatia. / oversport.tv