Zyrtare: Egnatia përforcon repartin ofensiv me një afrim nga Azerbajxhani

Egnatia ka përforcuar repartin ofensiv në merkaton e verës me një lojtar nga Azerbajxhani. Qendërsulmues Vusal Isgandarli është transferimi më i ri i rrogozhinasve për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Egnatias përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet sulmuesi 27-vjeçar. “Vusal Isgandarli zyrtarisht pjesë e klubit. Futbollisti ka firmosur kontratën ditën e sotme dhe nesër i bashkohet ekipit në stërvitje.” – shkruhet në faqen zyrtare të ekipit rrogozhinas.

Ekipet që ka bërë pjesë më parë Vusal Isgandarli janë: Ravan Baku, Simurq, Zira, Keshla, Shamakhi, Keciörengücü dhe Sumgayit. Kjo është aventura e parë e 27-vjeçarit me një ekip në Shqipëri. /oversport.tv