Zyrtare: Eksperti Diego Godin lojtar i lirë, largohet nga Cagliari

Diego Godin zyrtarisht nuk është më lojtar i Cagliari. Klubi i Serie A ka dalë me njoftim dhe bën me dije se palët kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje.

Mbrojtësi nga Uruguai largohet nga Sardenja pas 18 muajsh, pasi ka luajtur 40 ndeshje me fanellën e Cagliari, 39 në kampionat e një në Kupën e Italisë.

Godin u bashkua me Cagliarin verën e vitit 2020, pas një sezoni tek Interi, që ishte i pari në Serie A për të. / oversport.tv