Vazhdojnë goditjet në merkato nga Elbasani. I fundit është mbrojtësi Hektor Idrizaj i cili vishet verdheblu pas eksperiencës së tij në Korçë me skuadrën e Skënderbeut.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi elbasanas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Idrizaj i bashkohet kështu Elbasanit pas një karrierë të pasur në Shqipëri, ku përveç Skënderbeut ka luajtur gjithashtu me ekipe si Partizani, Teuta, Flamurtari dhe Bylis.
“Hektor Idrizaj vishet verdheblu!
Idrizaj zyrtarisht i bashkohet rrugëtimit tonë. Mbrojtësi vlonjat vjen në Elbasan pas eksperiencës në Korçë me skuadrën e Skënderbeut. Përgjatë karrierës është aktivizuar në Superiore me ekipe si Partizani, Teuta, Flamurtari dhe Bylis.
Ai është shpallur kampion i Kategorisë Superiore dhe fitues i Superkupës së Shqipërisë”, shkruhej në njoftimin e Elbasanit. /oversport.tv