Zyrtare/ Elbasani blindon edhe portën, afrohet ishi i Flamurtarit

AF Elbasani nuk po ndalet në këtë merkato vere. Mes afrimeve të shumta dhe rinovimeve, drejtuesit verdheblu blindojnë edhe portës. Elbasani ka afruar në skuadër Klajdi Kukën, i cili mbylli aventurën e tij me Flamurtarin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Kuka do të veshë kështu fanellën e Elbasanit, ndërsa më parë përveç Flamurtarit ka qenë ndër të tjera pjesë e Dinamos, Kastriotit, Tiranës, Laçit e Besës.

“Kuka është zyrtarisht verdheblu! Portieri kryeqytetas i bashkohet ekipit tonë pas sezonit me skuadrën e Flamurtarit. Gardiani në të shkuarën ka mbrojtur portën e Dinamos, Kastriotit, Tiranës, Laçit, Besës etj”, shkruhej në postimin e publikuar nga AF Elbasani. /oversport.tv