Zyrtare/ Elbasani nuk ndalet në merkato, Edon Hasani është përforcimi i radhës

Pasi u njoftua ditën e djeshme nga Oversport se Edon Hasani kishte firmosur kontratën për të nisur aventurën e tij me Elbasanin, tani vjen edhe zyrtarizimi. Edon Hasani do të jetë afrimi më i ri në radhët e Nevil Dedes që pretendon të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi elbasanas me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ata kanë publikuar një video, ku ndërthurret Edon Hasani që po ecën drejt Elbasan Arenas dhe një tigri.

Njoftimi zyrtar

EDON HASANI VJEN NË ELBASAN!

Nje lojtar me eksperience dhe talentin e duhur per ngjyrat verdheblu. Tirana, Vllaznia, Kukesi, Kastrioti ne Shqiperi, Litex, Timisioara, Ceahlaul, Sepahan, Ankara ne arenen nderkombetare.

Klubi Elbasanit i uron Mireserdhe Edon!