Kishte ditë që qarkullonte si lajm, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarimi nga klubi i kuq: Elton Marini nuk është më drejtor sportiv i Partizanit.
Ndonëse klubi kryeqytetas arriti të fitojë titullin kampion këtë sezon, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin me konsensus. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera.
“FK PARTIZANI njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falenderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv
View this post on Instagram