Me sigurimin e qëndrimit në Serie A për sezonin e ardhshëm, Empoli ka përforcuar repartin e mesfushës. Razvan Marin është blerja më e re e Empolit për sezonin e ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale ku zyrtarizohet blerja e mesfushorit rumun. Marin ishte i huazuar për dy sezone nga Cagliari tek Empoli, por këta të fundit kanë vendosur të blenë përfundimisht kartonin e 27-vjeçarit.
Sezonin që lamë pas në Serie A, Marin bëri mirë në 33 paraqitje me Empolin duke arritur të realizojë dy gola dhe asistoi 4 herë për shokët e tij të ekipit. /oversport.tv
📣 𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐜𝐤 𝐑𝐚𝐳𝐯𝐚𝐧 𝐌𝐚𝐫𝐢𝐧
Il centrocampista classe 1996 torna a #Empoli a titolo temporaneo con diritto di riscatto dal @CagliariCalcio pic.twitter.com/Vg7kgnFUm2
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) June 29, 2023
Foto: Empoli FC, Facebook