Zyrtare: Enea Mihaj ndryshon ekip, do të vazhdojë aventurën e tij në Portugali

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj ka vendosur të ndryshoj ekip dhe të provojë një aventurë në Portugali. Mbrojtësi 24-vjeçar ka lënë PAOK-un e Selanikut dhe është transferuar te klubi i Famalicao.

Ka qenë vetë klubi portugez që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Mihaj ka firmosur një kontratë 3-vjeçare e cila skadon në fundin e sezonit 2024-2025.

Mihaj largohet kështu nga kampionati grek ku ka zhvilluar më shumë se 70 performanca me ekipin e Panetolikos dhe PAOK. Me këta të fundit Mihaj ka fituar edhe Kupën e Greqisë në sezonin 2020-2021. 24-vjeçari gjithashtu është aktivizuar edhe me Kombëtaren shqiptare. /oversport.tv

Foto: Futebol Clube de Famalicão, Twitter