Zyrtare: Epoka Crespo përfundon për 8 muaj, Sao Paolo del me komunikatë

Hernan Crespo nuk do të jetë më trajner i Sao Paolo. Klubi brazilian ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije se palët kanë pasur një bisedë dhe është vendosur bashkërisht të ndërpritet bashkëpunimi.

Veç trajnerit argjentinas largohet edhe stafi i tij, pas 8 muajsh. Sao Paolo fitoi kampionatin Paulista me Crespo në stol, ndërkohë që ecuria këtë sezon la për të dëshiruar.

Sao Paolo renditet në vendin e 13-të, 23 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atletico Mineiro.

Trajneri argjentinas e drejtoi Sao Paolo në 53 ndeshje dhe fitoi 24 herë, barazo 19 herë dhe doli i mposhtur në 10 ndeshje.

Klubi brazilian e falënderon Crespon për punën e bërë në krye të ekipit dhe tashmë mendon për të gjetur pasuesin e tij. / oversport.tv