Zyrtare/ Erdhi në janar si i huazuar, Roma mban edhe për një vit spanjollin

Roma ka shtuar alternativat në mbrojtje për sezonin e ardhshëm me një huazim. Diego Llorente do të qëndrojë në kryeqytetin e Italisë edhe për një sezon pasi është huazuar nga Leeds.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Roma përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet mbrojtësi spanjoll si lojtari më i ri i ekipit edhe për një sezon. “Jam krenar që mund të vazhdoj të jem pjesë e familjes verdhekuqe”, u shpreh Llorente menjëherë pas konfirmimit si lojtar i klubit italian.

Nga ana tjetër, për këtë transferim foli dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto. “Pavarësisht se erdhi në mes të sezonin që lamë pas, Diego mori një kohë të shkurtër për t’u integruar në mënyrë perfekte në dhomën tonë të zhveshjes, duke konfirmuar pritshmëritë që kishim për të në fushë”, u shpreh Pinto. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter