Zyrtare/ Erdhi nga Milani pas huazimit nga Spezia, Maldini huazohet sërish në Itali

Empoli përforcon repartin ofensiv me një lojtar të ardhur nga Milani. I biri i Paolo Maldinit, Daniel Maldini është lojtari më i ri i klubit italian dhe do të luajë për ta sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Empoli përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ku prezantohet 21-vjeçari. Empoli dhe Milani kanë rënë dakord për të transferuar lojtarin 1 vit të huazuar.

Sezonin e kaluar, Maldini ishte pjesë e Spezias i huazuar ku arriti të realizojë 2 gola në 18 takime. Ndërsa në sezonin 2021-2022, ishte pjesë e Milanit ku u shpall kampion i Italisë me kuqezinjtë. /oversport.tv