Zyrtare: Ferran Torres i Barcelonës, i vihet klauzolë 1 miliard euro

Ferran Torres është zyrtarisht lojtar i Barcelonës. Sulmuesi u ble nga katalanasit te Manchester City për 55 milion euro, ndërkohë që shifra mund të bëhet 65 milion euro me gjithë bonuse.

Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar për pesë vite me katalanasit, ndërkohë që klauzolën e largimit e ka 1 miliard euro.

Të hënën Torres do të prezantohet para mediave, në orën 14:00, ndërkohë që tre orë më parë do të dhurojë spektakël në “Camp Nou” për tifozët.

Për Ferran Torres është një rikthim në LaLiga, pasi ai ka luajtur më parë me Valencian dhe ka fituar edhe Kupën e Mbretit, në një finale kundër Barcelonës. / oversport.tv