Zyrtare: Filip Djuricic rikthehet te Sampdoria

Përmes një njoftimi në faqen e vet zyrtare, Sampdoria zyrtarizon blerjen e Filip Djuricic, që vjen si lojtar i lirë pas aventurës te Sassuolo.

“Sampdoria njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e lojtarit Filip Djuricic. Mesfushori ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2024 me një opsion në favor të klubit për të rinovuar edhe një vit tjetër”, shkruhet në njoftim.

Pas 4 sezoneve të kaluara te Sassuolo, futbollisti serb rikthehet te Sampdoria, skuadër me të cilën është aktivizuar në vitet 2016-2018. / Oversport.tv

Foto: sampdoria.it