Fiorentina ka bërë një goditje në merkaton e verës duke i rrëmbyer një nga objektivat Juventusit. Mbrojtësi Fabiano Parisi është larguar nga Empoli dhe tashmë është një lojtar i klubit “vjollcë”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Fiorentina përmes një postimi në faqen zyrtare ku prezantohet mbrojtësi 22-vjeçar. Klubi nga Firence ka paguar një shumë prej 10 milionë euro plus bonuse për të blerë përfundimisht kartonin e Parisit nga Empoli.
Mbrojtësi italian ka firmosur pak më parë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Fiorentinën të paktën deri në vitin 2028. Parisi ishte një nga objektivat e Juventusit dhe Lazios, por Fiorentina ka arritur të fitojë këtë garë me ekipet italiane. /oversport.tv
Benvenuto, Fabiano Parisi ⚜️ #ForzaViola #Fiorentina#ACFFiorentina pic.twitter.com/r6ff3Zew3n
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) July 14, 2023
Foto: ACF Fiorentina, Twitter