Zyrtare: Franck Kessie është i Barcelonës, klauzolë 500 milionë euro

Barcelona ka nisur të zyrtarizojë afrimet e reja në markaton e verës. I pari është mesfushori i Milanit, Franck Kessie, i cili prej kohësh kishte arritur marrëveshjen me katalanasit, por nuk kishte ndodhur ende zyrtarizimi.

Megjithatë, ka qenë vetë klubi i Barcelonës që me anë të një komunikate zyrtare njoftoi se Franck Kessie është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Ai ka nënshrkuar një kontratë katërvjeçare që do ta mbajë lidhur me katalanasit deri në më 30 qershor 2026.

Kessie ka gjithashtu edhe një klauzolë të lartë në rast se dëshiron të largohet. Për të prishur kontratën e lojtarit, në arkat e Barcelonës duhet të paguhen 500 milionë euro. /oversport.tv