Zyrtare/ Galatasaray përforcohën krahun e mbrojtjes me një lojtar të Leipzig

Galatasaray po fillon të ndërtojë një ekip dinjitoz për t’u përgatitur për Champions League dhe tashmë ka ardhur përforcimi i radhës. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Leipzig, Angelino i cili është lojtari më i ri i klubit turk.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Galatasaray përmes një postimi në rrjetet sociale ku spanjolli shfaqet në aeroplan rrugës për në Turqi. Angelino do të jetë pjesë e kampionëve të Turqisë deri në vitin e ardhshëm i huazuar për një vit.

Sezonin e kaluar, mbrojtësi spanjoll u shfaq shumë mirë me fanellën e Hoffenheim ku ishte i huazuar. Në 35 paraqitje me skuadrën gjermane, Angelino arriti të asistojë 9 herë për shokët e tij të ekipit. /oversport.tv