Zyrtare/ Gasperinit i plotësohet dëshira e parë, Atalanta firmos me mbrojtësin me eksperiencë  

Sead Kolasinac është zyrtarisht një lojtar i Atalantës. Pasi kreu me sukses vizitat mjekësore, mbrojtësi boshnjak firmosi edhe kontratën e tij për t’u bërë zyrtarisht pjesë e Atalantës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubin bergamask me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kolasinac bëhet kështu përforcimi i radhës për Gasperinin, i cili po e kërkonte me ngulm 30-vjeçarin.

Boshnjaku ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Atalantën për 2 vite, me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër sezon. Kjo është aventura e tij e parë në Serie A, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Arsenalit, Marseille, dhe Schalkes. /oversport.tv