Zyrtare: Genoa ndryshon pronar, kalon në duart e 777 Partners

Tashmë është edhe zyrtare. Genoa ka ndryshuar pronarë pas 18 vitesh. Pas afërsisht dy dekadash, Enrico Preziosi nuk do të jetë më numri një i klubit italian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në mediat zyrtare. Ata thanë se pronësia e klubit i ka kaluar tashmë Holding 777 Partners. Presidenti i ri do të jetë Alberto Zangrillo që do të zëvendësoj kështu Preziosin.

Preziosi kishte marrë pronësinë e Genoas në verën e vitit 2003, duke e shpëtuar nga falimentimi, pasi mbuloi me shpenzimet e veta borxhin prej 27 milion eurove në atë kohë, duke shpëtuar kështu klubin nga dështimi ekonomik. /oversport.tv