Zyrtare: Genoa shkarkon Ballardinin, gati firma me ish-lojtarin e njohur

Barazimi 2-2 në transfertë përballë Empolit ka qënë ndeshja e fundit e Davide Ballardinit në krye të pankinës së Genoas. Tekniku është shkarkuar zyrtarisht nga klubi kuqeblu, që ka dhënë lajmin me anë të njoftimi në faqen zyrtare në internet.

“Genoa ka shkarkuar nga detyra trajnerin Davide Ballardini. Klubi falënderon teknikun dhe stafin e tij për punën e bërë, përpjekjen dhe pasionin që kanë treguar gjithmonë”, shkruhej në njoftim.

Kanë qenë rezultatet e dobëta, ato që i kanë kushtuar vendin e punës teknikut Ballardini. Pas 12 javëve kampionat, Genoa e sheh veten në vendin e 15-të në kuotën e 9 pikëve. Madje kuqeblutë kanë 9 javë që nuk arrijnë të gjejnë rrugën e fitores.

Tashmë duket se është vendosur edhe emri i zëvendësuesit, që pritet të jetë ish-trajneri i kombëtares ukrainase Andriy Shevchenko. /Oversport.tv