Zyrtare: Gjilani “rrëmben” një tjetër nga Egnatia, afron Krivanjevën

Pas Zekirija Ramadanit klubi i Gjilanit ka bërë një tjetër afrim nga skuadra e Egnatias. Së fundmi Gjilani ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit Besart Krivanjeva që vendosi të vazhdojë aventurën në Kosovë së bashku me ish-trajnerin e tij tek Egnatia.

Komunikata e klubit:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

Zyra për shtyp

21 Qershor, 2022”

/oversport.tv