Zyrtare: Graham Potter është trajneri i ri i Chelsea

Tashmë është zyrtare: Graham Potter është trajneri i ri i Chelsea. Ka qenë vetë klubi londinez ai që ka bërë publik lajmin, pak orë pas shkarkimit të bujshëm dhe të papritur të Thomas Tuchel.

Potter ka firmosur për pesë vite me “blutë” e Londrës, ndërsa Brighton do të marrë një kompensim prej rreth 25 milionë eurosh, sepse la të lirë teknikun të largohej.

Potter bëri një paraqitje shumë të mirë në drejtimin e Brighton sezonin e kaluar, duke e renditur skuadrën për herë të parë në histori në vendin e 9-të në Premier League. / Oversport.tv

Foto: Brighton & Hove Albion FC Facebook