Zyrtare/ Guindo largohet nga Laçi, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Saliou Guindo nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Laçit sezonin e ardhshëm. Sulmuesi nga Mali është larguar nga skuadra kurbinase për të nisur një aventurë të re jashtë Shqipërisë, aty ku do të aktivizohet në elitën e futbollit izraelit.

Guindo i është bashkuar skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit izraelit, Maccabi Petah Tikva. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Guindo ka firmosur me Izraelitët një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin për dy sezonet e ardhshme. Ai largohet kështu nga Laçi, ku në edicionin e fundit ishte një nga lojtarët kryesorë, duke realizuar edhe 9 gola në “Abissnet Superiore”. /oversport.tv