Zyrtare: Hellas Verona me komunikatë, shkarkohet Eusebio Di Francesco

Eusebio Di Francesco zyrtarisht nuk është më trajneri i Hellas Verona. Mediat në Itali e kishin bëër fakt shkarkimin e tij, pas tre humbjeve në tre javët e para në kampionat.

Klubi i Serie A ka dalë me komunikatë si më poshtë: “Hellas Verona ka njoftuar largimin e Eusebio Di Francesco nga pozicioni i trajnerit të ekipit të parë.

Klubi verdheblu falënderon z.Di Francesco dhe stafin e tij, Francesco Tomei, Stefano Romano, Giancarlo Marini dhe Franco Giammartino, për punën e tyre të deritanishme”.

Në Itali po lakohet si pasuesi i tij Igor Tudor dhe bisedimet kanë nisur. Kroati nga ana tjetër duhet të prishë kontratën me Juventusin, që e kishte nënshkruar një vit më parë. / oversport.tv