Zyrtare: Huazim i thatë dhe Barça që paguan shumë pak, Pjanic “pasha” te Besiktas

Miralem Pjanic e dinte shumë mirë se nuk kishte vend te Barcelona. Mesfushori boshnjak dëshironte të rikthehej te Juventusi, por ajo lëvizje nuk u bë e mundur.

Menaxheri i tij, Fali Ramadani, ka punuar së bashku me klubin e Barcelonës për të gjetur një zgjidhje dhe ajo u gjet mbrëmjen e djeshme.

Pjanic ka pranuar të ulë pagën, madje ka bërë një ulje 60% të saj. Paga e tij e re është 3.2 milion euro neto dhe pjesën më të madhe do e paguajë klubi i ri.

Pjanic është huazuar për një sezon te Besiktas, që do të derdhë në llogarinë e mesfushorit 2.75 milion euro. Pjesën tjetër e paguajnë katalanasit.

Nëse sezonin e ardhshëm Pjanic do të rikthehet në skuadrën që tani drejtohet nga Ronald Koeman, ai sërsih do të paguhet 3.2 milion euro në sezon. / oversport.tv