Zyrtare: Humbja me Vallecano fatale, shkarkohet Ronald Koeman

Ronald Koeman zyrtarisht nuk është më trajner i Barcelonës. Humbja kundër Rayo Vallecano ka qenë fatale për teknikun holandez, pasi më parë ishte mposhtur edhe në El Clasico.

Presidenti Joan Laporta ka qenë në një pozicion të vështirë dhe pas humbjes së mbrëmshme i ka komunikuar Koman vendimin e shkarkimit të tij.

Holandezi sot do të takohet me futbollistët dhe do të përshëndetet, ndërkohë që Laporta dhe bordi i tij tani duhet të mendohen mirë për trajnerin e ri.

Xavi dhe Andrea Pirlo janë emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Barcelonës, që për momentin po kalon momente jo të mira në aspektin sportiv dhe financiar. / oversport.tv