Bruno Lulaj nuk do të jetë më një lojtar i Kukësit për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë klubi verilindor që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka komunikuar largimin e mbrojtësit.
Kontrata e tij ka përfunduar dhe nuk është rinovuar, për rrjedhojë Lulaj është në kërkim të një tjetër ekipi.
“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Bruno Lulaj nuk është më pjesë e ekipit tonë pasi kontrata e mbrojtësit ka përfunduar.
Klubi i Kukësit e falënderon Brunon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv