Zyrtare: Igor Tudor në vend të Di Francesco, merr drejtimin e Hellas Verona

Hellas Verona i rikthehet “fiksimit” të trajnerëve krotavë. Dy sezonet e fundit Ivan Juric bëri një punë shumë të mirë, ndërsa me largimin e tij në stol u ul Eusebio Di Francesco.

Ky i fundit u shkarkua sot, pas tre humbjeve të pësuara në kampionat. Igor Tudor ishte trajneri i parë që u kontaktua dhe u arrit marrëveshja për të firmosur deri në fund të sezonit, çka është bërë edhe zyrtare.

Kroati sezonin e shkuar ishte ndihmës i Andrea Pirlos te Juventusi, ndërkohë që në Serie A më parë ka drejtuar Udinesen.

Tudor karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2013, kur drejtoi për herë të parë Hajduk Split në vendlindje.

Më pas kaloi në Greqi në krye të PAOK, kurse në Turqi ka qenë trajner i Karabukspor dhe Galatasaray. / oversport.tv