Zyrtare/ “Il Capitano” mbetet në shtëpi, Elbasani rinovon me Orgest Gavën

Jo vetëm afrime, por edhe konfirmime tek AF Elbasani që do të luajë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Skuadra verdheblu ka konfirmuar rinovimin me kapitenin e skuadrës Orgest Gava i cili do të vazhdojë të jetë pjesë edhe nën urdhrat e Nevil Dedes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi elbasanas me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Il Capitano” mbetet në shtëpi shkruhej në njoftim ndërsa konfirmon vazhdimin e rrugëtimit.

“Gava vazhdon verdheblu!

Kapiteni Gava rinovon me ekipin verdheblu për të vazhduar rrugëtimin e nisur sëbashku!”Il Capitano” mbetet në shtëpi”, shkruhej në njoftimin e publikuar nga AF Elbasani.