Pas rinovimit të Bastonit dhe Calhanoglu, Interi ka konfirmuar zgjatjen e bashkëpunimit edhe me një lojtar tjetër. Stefan De Vrij do të jetë pjesë e klubit zikaltër deri në qershor të vitit 2025.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Interit përmes një postimi në rrjetet sociale ku konfirmohet rinovimi i qendërmbrojtësit holandez. Kontrata e 31-vjeçarit përfundoi në fund të këtij qershori, por klubi vendosi të zgjasë bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.
Në vitin 2018, Interi e përfitoi mbrojtësin holandez si një lojtar të lirë nga Lazio. Sezonin që lamë pas, De Vrij u paraqit me fanellën zikaltër në Serie A në 27 ndeshje. /oversport.tv
L'avventura insieme continua 🖤💙#ForzaInter #DeVrij2025
— Inter (@Inter) July 8, 2023
Foto: Inter, Twitter