Zyrtare: Interi dhe Juventusi “ngelen thatë”, Nikola Milenkovic rinovon me Fiorentinën

Përfundon telenovela Nikola Milenkovic në këtë merkato vere. Nuk do të jetë as Interi, as Juventusi dhe as Tottenhami ekipi ku do të vazhdojë karrierën mbrojtësi serb.

Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar se ai do të vazhdojë aventurën e tij me Fiorentinën. Mbrojtësi serb ka rinovuar kontratën me klubin nga Firenze edhe për pesë sezonet e ardhshme.

Ka qenë vetë klubi i Fiorentinës që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale. Milenkovic kërkohej me ngulm nga Interi dhe Juventusi në Serie A, si dhe nga Tottenhami në Premier League, por në fund mbrojtësi serb ka vendosur të qëndrojë te Fiorentina. /oversport.tv

Foto: ACF Fiorentina, Twitter