Deri në ditët e fundit ishte në dilemë nëse Samir Handanovic do të rinovonte apo do të qëndronte tek Interi dhe klubi tashmë ka zyrtarizuar gjithçka. Portieri sllovak tashmë është larguar përfundimisht nga skuadra zikaltër pas 11 sezonesh.
“Një karrierë e jashtëzakonshme me zikaltrit, ku përveç fitimit të një titulli kampion, Handanovic arriti të fitojë dhe 2 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa. Përshëndetje, falënderime dhe dashuri të sinqertë nga të gjithë tifozët dhe e gjithë familja zikaltër. Faleminderit Samir”, shkruhet në faqen zyrtare të Interit.
Në verën e vitit 2012, Handanovic u transferua tek zikaltrit nga Udinese për shifrën e 15 milionë euro. Me fanellën e Interit, portieri 38-vjeçar luajti për 11 sezone dhe tashmë është një lojtar i lirë. /oversport.tv