Pritej vetëm zyrtarizimi i tij i cili ka përforcuar tashmë mbrojtjen e Interit. Mbrojtësi Yann Aurel Bisseck është përforcimi më i ri i zikaltërve në repartn e prapavijës.
Këtë e ka bërë zyrtare vetë Interi përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet 22-vjeçari. Bisseck ka firmosur një kontratë me zikaltrit që do ta mbajë të lidhur me klubin të paktën deri në vitin 2028.
Mbrojtësi gjerman u transferua nga skuadra e Aarhus e Danimarkër tek Interi për shifrën e 7 milionë euro. Më parë, Bisseck ka luajtur dhe për klube të njohura si Koln dhe Roda. /oversport.tv
Willkommen 🇩🇪#ForzaInter #WelcomeYannAurel
— Inter (@Inter) July 12, 2023