Pas një sezoni fantastik ku arriti të realizonte 16 gola dhe 6 asiste në 33 ndeshje, vjen edhe konfirmimi. Boulaye Dia do të vazhdojë aventurën e tij në Serie A me Salernitanën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi që kishte në pronësi kartonin, Villarreal, me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Salernitana ka ushtruar të drejtën e blerjes nga Villarreali për sulmuesin senegalez.
Boulaye Dia megjithatë nuk e ka të sigurt qëndrimin në Salerno, pasi ofertat për të janë të shumta. Një prej skuadrave që kërkon me ngulm sulmuesin 26-vjeçar është Atalanta e cila e sheh si lojtarin ideal për të zëvendësuar Hojlund në rast largimi. /oversport.tv
Foto: U.S. Salernitana 1919, Facebook
La @OfficialUSS1919 ha decidido ejecutar la opción de compra sobre el delantero Boulaye Dia, que jugó cedido en el conjunto italiano la pasada temporada.
¡Mucha suerte, Boulaye!
— Villarreal CF (@VillarrealCF) June 30, 2023